Zyra e Studentit dhe e Këshillimit të Karrierës
Zyra e studentit dhe e Këshillimit të karrierës ka për mision të mbështesë dhe inkurajojë studentët dhe alumnit për një përqasje më të mirë në tregun e punës, duke rritur kështu numrin e të punësuarve sipas programeve të tyre të studimit.
Çfare do të gjeni pranë Zyrës se Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në Universitetin Luarasi?
- Workshope të cilat zhvillohen në formën e seminareve, ku studentet orientohen për një temë të caktuar, dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.
- Trajnime të cilat kanë si qellim përmirësimin e aftësive dhe rritjen e performancës se studentit në përputhje me fushën e tij të studimit.
- Informacione ne lidhje me bursat e studimit qe ofrohen jashte vendit, mbi testet nderkombetare të gjuhës së huaj etj.
- Angazhimin Vullnetar e shikojmë si pjesë të rëndësishme të veprimtarisë studentore për të ndërmarrë aktivitetete vullnetare në shërbim të universitetit dhe komunitetit.
- Internshipet si një mundësi për konkretizimin e njohurive teorike pranë institucioneve të ndryshme, si dhe dhe për të krijuar nje perceptim real mbi mjedisin e punës.
- Leksionet e hapura, ku trajtohen tema të ndryshme nga profesionistë të fushave të ndryshme, si një mundësi për zgjerimin e thellimin e njohurive të trajtuara në auditore.
- Mundesi punesimi sepse qëndra e karrierës shërben si urë lidhëse mes studenteve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënës potencialë.
Zyra e studentit dhe Keshillimit të Karrierës në Universitetin Luarasi, ndjek një sërë projektesh me interes si “Te njohim fakultetin”, “Klubi i debatit”, “Panairi virtual i punës”, “Dita e informimit”, “Të mbeshtesim moshat e treta”, “Klubi Ekonomistët e Rinj”, “Klubi i Vullnetarëve”, “Klubi Novus”, “Klubi Justicia”, “Klubi i Sportit” etj.